Singapor, hapet shtëpia që konsumon energji aq sa prodhon
Shpikja më e re në ndërtim, shtëpia e cila konsumon energji po aq sa prodhon, ka hapur dyert në Singapor.
Universiteti Kombëtar i Singaporit mirëpriti studentët në ndërtesën gjashtë katëshe.
Është hera e parë që një ndërtese e tillë ndërtohet nga e para në qytetin shtet.
Sipas Shkollës së Dizajnit dhe Mjedisit, ndërtesa përmban një çati të sipërme për të krijuar hije shtesë dhe ndihmon dhomën të jetë më freskët.
Çatia mbulohet nga më shumë se 1.200 panele diellore të cilat duhet të prodhojne rreth 500 megavat energji në vit, më shumë sesa fakulteti dhe studentët prisnin të prodhonte, sipas Lam Khee Poh, dekani i shkollës.
Çdo energji e tepërt që mund të prodhohet futet në rrjetin kryesor të energjisë së shkollës , i cili gjithashtu shërben si një furnizim rezervë për ndërtesën.
“Çdo gjë mbyllet përsëri në rrjet, çfardo që ne grumbullojmë, e ruajmë aty dhe më pas e nxjerrim për përdorim. Kështu që ne llogarisim sa prodhohet dhe sa konsumohet çdo ditë”-tha dekani
Në 2017 kishte vetëm 500 ndërtesa tregtare dhe 2.000 shtëpi banimi me zero energji në mbarë botën ndërkohë presioni që kanë ndërtuesit për të qenë ekologjikë është në rritje.
Ndërtesat llogarisin afërsisht 40% të emetimit të gazeve në mbarë botën, ndaj do të nevojiten më shumë zgjidhje për energji të ripërtëritshme për të përmbushur objektivat e mandatuara nga marrëveshja e klimës në Paris.
Që në 2010, numri i ndërtesave me “zero energji” në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada është rritur me 700% sipas institutit të Ndërtesave të Reja.
“Në kampusin e Singaporit, gjithashtu po përpiqen të reduktojne konsmumimin e energjisë në 40-60%”,-thotë Lam.
Stafit dhe studentëve po u kërkohet të ndezin kondicionerin vetëm kur është shumë e nevojshme, duke i bërë fansa të dyerve dhe dritareve të hapura.
Nuk ishte e thjeshtë të gjeje projektin. Dhjetë vite më parë koncepti i një ndërtese me “zero energji” qarkulloi në universitet, por u hodh poshtë për shkak të kostos.
Dhe pavarësisht skepticizmit, dekani tha se ai u inkurajua nga vlerësimi pozitiv.