Skandali i të dhënave personale, gjobitet Facebook
Rrejti social Facebook do të gjobitet me 500 000 stërlina (565 000 euro) pas çështjes së “CambridgeAnalytica”. Të paktën kështu ka njoftuar Enti rregullator britanik për mbrojtjen e të dhënave (ICO).
Kjo e fundit nisi një hetim në vazhdën e kësaj çështje që përfshin rreth 87 milionë përdorues të gjigandit amerikan të rrjeteve sociale, për të hedhur dritë në lidhje me ndërhyrje të mundshme në referendumin për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja në qershor të vitit 2016″>2016.
Facebook është përfshirë në një situatë delikate prej disa muajsh në skandalin “Cambridge Analytica” (CA).
Kjo kompani britanike është e akuzuar se ka mbledhur dhe përdorur pa aprovimin e përdoruesve të dhëna personale për qëllime politike, për të avantazhuar alternativën pro Brexit në Britaninë e Madhe dhe Donald Trump në presidencialet amerikane në vitin 2016.