Smartphon-ët me rrjet 5G mund të interferojnë tek instrumentet e avionëve
Autoritetet francez i aviacionit civilë iu bën thirrje të gjithë pasagjerëve me telefona që përdorin rrjetin 5G të fikin pajisjet e tyre ndërsa udhëtojnë në avion, pasi kjo teknologji mund të shkaktoj probleme tek instrumentët e uljes.
Gjenerata e fundit e telefonave inteligjentë që aktualisht po përhapen në të gjithë botën, mund të ndërhyjnë në instrumentet kyçe të avionit duke përfshirë këtu dhe atë që mat lartësinë. Kjo për shkak të ndërhyrjes së sinjalit nga telefonat që mund të bllokojë të dhënat që vijnë nga altimetrat që iu tregojnë pilotëve se sa lart mbi nivelin e detit po fluturojnë.
Autoriteti Francez i Aviacionit Civil dërgoi një buletin tek linjat ajrore duke rekomanduar që telefonat 5G duhet të fiken ose të vendosen në ‘modalitetin e aeroplanit’ gjatë fluturimit.