Smartphone-t e shumëpritur për vitin 2019

iPhone XI, Samsung Galaxy S10, Huawei P30, OnePlus 7, Galaxy F – ja çfarë duhet të presim nga smartphone që do të dalin në treg në vitin 2019

Viti i ardhshëm do të jetë shumë interesant për sa i përket botës së telefonisë. Pas një 2018, gjatë të cilit dolën dhjetëra smartphone identikë (të gjithë me notch në pjesën e përparme të ekranit), në 2019 do ta dalin pajisje me një “form factor” të ndryshëm (“Form factor” e një telefoni përfshin dimensionet, formën dhe dizajnin, si dhe strukturën dhe pozicionin e elementeve kryesore).

Sipas thashethemeve të muajve të fundit, kompanitë duket se do të jenë më të orientuara të realizojnë smartphone me ekran që do të zërë plotësisht pjesën e përparme të pajisjes. 2019-a do të jetë edhe viti i smartphone-ve të parë me 5G. Shumë kompani i janë futur punës për të implementuar një router 5G në pajisjet e veta, të nxitura edhe nga fakti që procesori i ri, Snapdragon 855, suporton rrjetin super të shpejtë.

Kompania e parë që bëri të ditur se është duke punuar për smartphone 5G ishte OnePlus dhe pajisja e parë me këtë teknologji mendohet se do të dalë brenda vitit 2019. Ajo mund të jetë OnePlus 7 apo OnePlus 7T.

Risi tjetër sa i përket botës së telefonisë janë smartphone-t e përthyeshëm. Prej dy vjetësh tashmë flitet për mundësinë e realizimit të smartphone me ekran fleksibël dhe më së fundi, duket se ka ardhur momenti i tyre. Samsung ka shfaqur ndërkohë në foto Galaxy F, që mendohet se do të prezantohet në Mobile World Congress 2019 (25 – 28 shkurt) në Barcelonë. Më poshtë janë të gjithë smartphone-t që priten me më shumë interes në vitin 2019.

Samsung Galaxy S10

Kompania koreane do ta prezantojë modelin e saj të parë të top gamës në vitin 2019, në shkurt, gjatë Mobile World Congress. Megjithatë, data nuk është saktësuar ende. Galaxy S10 do të jetë në tre versione, që do të ndryshojnë sa u përket dimensioneve të ekranit dhe karakteristikave. Galaxy S10 Lite do të ketë ekran 5,8 inç; Galaxy S10 ekran 6,1 inç, kurse Galaxy S10+, ekran 6,4 inç. Fotokamera do të përfshihet brenda ekranit. Ky model do të ketë një procesor të ri Exynos 9820, i cili krahasohet për fuqinë dhe funksionet me Snapdragon 855. Smartphone mendohet se do të suportojë teknologjinë 5G, duke u bërë një nga smartphone super të shpejtë në treg. Versioni Lite do të ketë “vetëm” dy fotokamera në pjesën e pasme, ndërsa Galaxy S10 dhe Galaxy S10 Plus mendohet se do të kenë tre fotokamera, si te modeli i ri A7.

Huawei P30

Edhe Huawei po punon për modelin e ri të top gamës, P30 dhe P30 Pro. Pas suksesit me P20, kompania kineze do të vijojë punën në të njëjtën linjë dhe do të përqendrohet te sektori fotografik. Sipas zërave të fundit, P30 do të ketë 4 fotokamera në pjesën e pasme dhe një dopio Flash Led, i cili do të mundësojë foto me cilësi të lartë edhe në mjedise me pak dritë. Fotokamera kryesore do të jetë 40 Megapixel. Huawei P30 mendohet se do të ketë procesorin Kirin 980, i cili gjendet edhe te Mate 20. P30 mendohet se do të prezantohet gjatë Mobile World Congress 2019 që zhvillohet në Barcelonë, apo një muaj më pas, në një event të veçantë.

iPhone 2019

Është ende shumë shpejt për të bërë parashikime për iPhone-t që do të dalin në vitin 2019. E vetmja gjë e sigurt është data e prezantimit, në javën e dytë të shtatorit. Për 2019-n, pritet të mos ketë ndryshime të mëdha. iPhone 2019 (emri i të cilit është ende mister, ndoshta iPhone XI) mendohet se do të jetë i ngjashëm me iPhone XS, si për ‘form factor’, ashtu edhe për karakteristikat. Ka ende paqartësi rreth suportit për rrjetin 5G.

OnePlus 7

OnePlus nuk është më një risi në botën e smartphone-ve. Kompania kineze njihet tashmë për cilësinë e pajisjeve të saj dhe për çmimet më të ulëta krahasuar me konkurrentët kryesorë. Për vitin 2019, OnePlus është gati të hedhë në treg smartphone e saj të parë 5G. Këtë e njoftoi vetë CEO i kompanisë në rrjetet sociale. Përveç modemit 5G, OnePlus 7 mendohet se do të ketë ekran me diagonale 6,4 inç. OnePlus mendohet se do të ketë procesorin Snapdragon 855, 8 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme. Dita e prezantimit është parashikuar mes fundit të majit dhe fillimit të qershorit.

Xiaomi Mi Mix 3

Xiaomi Mi Mix 3 tashmë është i pranishëm në treg. Për vitin 2019 është parashikuar një version i ri me suport 5G. Mi Mix 3 është një ndër smartphone më interesantë që kemi parë gjatë vitit 2018. Versioni i ri, i cili mendohet se do të dalë në muajt e parë të 2019-s, mendohet se do të ketë ekran 6,4 inç, procesor Snapdragon 855, 10 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme.

Honor smartphone 5G

Edhe Honor është gati të bëhet pjesë e garës së smartphone-ve 5G. Kompania njoftoi se së shpejti do të hedhë në treg një pajisje që suporton rrjetin 5G, por kjo do të bëhet zyrtare në muajt e ardhshëm. Edhe pse nuk dihet emri i modelit të ri, me shumë mundësi do të jetë Honor View 20 ose Honor 20. Pajisja mendohet se do të prezantohet gjatë CES 2019 në Las Vegas, që zhvillohet në fillim të janarit.

Sony Xperia XZ4

Synimi i Sony është të rrisë pjesën e saj të tregut në botën e smartphone-ve në vitin 2019. Dhe për këtë është gati të hedhë në treg smartphone e parë 5G. Sony Xperia XZ4 pritet të prezantohet gjatë Mobile World Congress 2019 në Barcelonë. Smartphone do të ketë procesorin Snapdragon 855, 8GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme. Po ashtu mund të bëjë debutimin edhe sensori i ri fotografik 48 megapiksel, për të cilin Sony është duke punuar muajt e fundit.

SHKARKO APP