Snapchat, punëtorët kanë ndërhyrë tek të dhënat e përdoruesve
Disa punonjës të Snapchat, një aplikacion shumë popullor sidomos për adoleshentët për mesazhet që zhduken pas një farë kohe, kanë marrë, në mënyrë jo formale, informacione për përdoruesit.
Lajmi u dha nga saiti i kërkesave Motherboard. Aksesi për lokalizimin, numrin e telefonit dhe email-it të njerëzve u bë falë një instrument në brendësi të aplikacionit, fillimisht për të kënaqur kërkesat e policisë.
Motherboard mblodhi dëshmitë e katër ish-punonjësve të Snapchat që folën për opsionin SnapLion i cili mund të tregojë vendndodhjen, por edhe numrin e telefonit dhe e-mailin e përdoruesit.
Punonjësit e shoqërisë thonë se këto episode kanë ndodhur ‘shumë kohë përpara’ dhe ‘pak herë’.
Nuk dihet nëse diçka e tillë ndodh ende ditët e sotme, sepse Snapchat nuk komenton mbi ngjarjen.
Paradoksi teknologjik është se përdorimi i SnapLion nuk parashikonte procedurat e “log in” që, në fakt, do mund të lejonin të identifikohej nëse dikush po e përdorte në mënyrë të papërshtatshme.
Jo që bën më shumë përshtypje është lehtësia me të cilën disa punonjës të platformës sociale mund të abuzojnë.
Facebook pushoi nga puna një inxhinier të sigurisë për dhunim të të dhënave personale të një gruaje.
Ndërkohë, përdorimi i “Uber”, falë një opsioni që tregonte pozicionin e pilotit, bëri që të hapej një hetim nga Prokuroria e Përgjithshme e shtetit të New York-ut.
Të dyja ndërmarrjet janë përgjigjur duke premtuar kontrolle më të ashpra mbi privacinë.