Snowden: Qeveria amerikane ka fotografi edhe të penisit tuaj!

 

Edward Snowden ka dhënë disa detaje të veçanta në emisionin “Last Ëeek Tonight” të John Oliverit, në lidhje me përgjimet e qeverisë amerikane.

Ai thotë se inteligjenca amerikane mbledhin informacione të shumëllojshme për personat që kanë nën vëzhgim, madje edhe të penisit të tyre.

Snoëden mohoi se aeveria amerikane ka një program të veçantë për këtë qëllim, por kjo nuk do të thotë se ata nuk janë në gjendje të kenë video “të nxehta”.

Lajm i mirë është se nuk ka ndonjë program të quajtur ‘programi i fotografive të penisëve’.

Lajmi i keq është se ata mund të mbledhin informacione të çdo lloji, përfshirë edhe fotografi të penisit tuaj", tha ai.

31-vjeçari është bërë i njohur në të gjithë botën, pasi ka publikuar disa të dhëna secrete të SHBA-së, të cilat i ka siguruar ndërsa punonte në Agjencinë Amerikane të Sigurisë (NSA).

SHBA ka lëshuar një fletër arresti ndaj tij, ndërkohë që Snoëden ka përfituar azil politik në Moskë.

SHKARKO APP