Sony dhe Microsoft bashkojnë forcat në betejën e tregut të video-lojërave
Microsoft dhe Sony kanë vënë mënjanë pothuajse dy dekada rivalitet dhe po bashkojnë forcat kundër Google, Amazon dhe Apple, ndërsa kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë po përgatiten të shkojnë në ‘luftë’ për të ardhmen e tregut të ‘video-game’ prej $ 135 miliardë vitesh.
Aleanca në tentativë midis Sony dhe Microsoft, të cilët deklaruan gjatë kësaj jave se së bashku do të eksplorojnë dhe do të bashkëpunojnë në lojëra të reja dhe detaje teknike të reja, bashkon dy kompani me produkte si PlayStation dhe Xbox që kanë dominuar tregun e lojërave prek kohësh.
Ky partneritet mundëson të dyja kompanitë që të krijojnë një platformë të unifikuar mbi të cilën projektuesit e lojërave të prodhojnë simultanisht sisteme si për Sony ashtu edhe për Microsoft, çka do t’i jepte atyre avantazh përballë kompanive të reja që synojnë të futen në treg.
Në mars, Google hodhi poshtë një sfidë potencialisht të madhe për operatorët e industrisë, duke zbuluar planin e saj për një shërbim të lojërave të quajtur Stadia. Kjo u pasua nga zbulimi i Arcade nga Apple, një shërbim i abonimit të lojërave për iPhone, në të cilin po investon qindra miliona dollarë për të siguruar tituj ekskluzivë. Të dy shërbimet janë planifikuar të nisin brenda këtij viti, me spekulime në rritje që dhe Amazon mund të bashkohet në këtë konkurrencë me platformën e vet të lojërave.
“Për Sony-n që të arrijë një nivel të ngjashëm me Microsoft me Project X Cloud dhe Google me Stadia, është e nevojshme që të bashkohet për të konkurruar”, tha Piers Harding-Rolls, analist në IHS Markit.
Deklarata e përbashkët e tyre për shtyp tha se Sony do të shqyrtonte përdorimin e cloudit Azure të Microsoft për të transmetuar përmbajtjen e vet. Të dy grupet do të kërkonin të punonin së bashku në zhvillimin e gjysmëpërçuesve të dedikuar për përpunimin e grafikës, ku Sony ka aftësi ekzistuese dhe të një softueri të inteligjencës artificiale, ku Microsoft ka përvojë më të madhe.
Partneriteti mund të nënkuptojë që lojëra PlayStation e Sony-t, ende pa emër, mund t’u ofrojë klientëve të saj mundësinë e lojërave të bazuara në cloud, të mbështetura nga teknologjia Azure e Microsoft.
Sipas David Gibson, analist i Astris Advisory në Japoni, pika më e fortë e këtij njoftimi është se Sony dhe Microsoft pranuan publikisht që ky partneritet është mënyra më e mirë për të konkurruar me Google dhe Amazon.
Burimi: Financial Times