Sot 40 vjetori i Microsoft-it, Bill Gates iu dërgon email të gjithë punonjësve

Microsoft-i feston sot 40 vjetorin e tij dhe bashkëthemeleluesi i kësaj kompanie, Bill Gates, i ka dërguar të gjithë punonjësve të cilët janë më shumë se 100 000 persona një e-mail me titull “Përvjetori i 40 i Microsoft-it”.
Duke qenë një numër kaq i lartë punonjësish, sigurisht që njëri prej tyre do e postonte në një nga rrjetet e shumta sociale dhe këtë gjë e bëri pikërisht Darrell Prichard në Twitter.
Gates nis të flasë për të shkuarën, duke kujtuar se qëllimi i atëhershëm ishte që çdo zyrë dhe shtëpi të kishte një kompjuter, për të kaluar më pas tek e ardhmja, ku thekson se jemi afër momentit ku kompjuteri mund të shohë dhe të lëvizë, duke ndihmuar më tej njerëzit në punë të ndryshme.
Më tej, ai i drejtohet punonjësve duke i kërkuar që teknologjia të jetë e aksesueshme për të gjithë njerëzit në planet. 

SHKARKO APP