SpaceX “sheh nga yjet”! – Rrjeti satelitor Starlink mund të vlejë 1 trilion USD në 2030
Vlerësimi prej 350 miliardë dollarësh i prodhuesit të raketave SpaceX e bën atë ndër startup-et private më të vlefshme të globit. Ky është ende një fraksion i vlerës së kompanisë së makinave elektrike Tesla të Elon Musk, e cila vlen 1 trilion dollarë. Në vitin 2025, megjithatë, do të bëhet e qartë se ambiciet tokësore nuk mund të krahasohen me yjet.
SpaceX përmbledh filozofinë e Musk: “bëni diçka ndryshe, pastaj ulni kostot për të larguar konkurrencën”. Çelësi është Starlink, rrjeti satelitor i gjerë i kompanisë. Suksesi i tij është i dyfishtë. Së pari, duke ndërtuar raketa më të mëdha që mund të ripërdoren, kostoja e lëshimit bie me shpejtësi. Së dyti, performanca superiore e Starlink kundrejt rivalëve siguron një rrjedhë të ardhurash që justifikon më shumë lançime.
Kompania ka rreth 7000 satelitë që rrotullohen rreth Tokës dhe po shton rreth 60 në javë. Nga viti 1965 deri në fillim të viteve 2010, në thelb nuk pati rritje të objekteve të krijuara nga njeriu, të lëshuara në hapësirë. Starlink e përmbysi këtë trajektore.
SpaceX përbënte mbi 85% të të gjitha ngarkesave orbitale në tremujorin e parë të vitit 2024, vlerëson BryceTech. Ky integrim vertikal me shkallëzim të shpejtë, duke përfshirë raketat, satelitët dhe terminalet e përdoruesve, i vendos rivalët e mundshëm si Amazon disa hapa mbrapa.
Tesla përballet me konkurrencë të ashpër nga fillestarët si BYD i Kinës dhe makina më të lira e cilësore me lëndë djegëse fosile. Starlink ka vetëm 5 milionë përdorues, por është i disponueshëm në 114 vende. Po shton shërbimin e celularit dhe ka mjaft kapacitet. Lidhjet e Musk me Presidentin e sapozgjedhur Donald Trump mund ta ndihmojnë atë të marrë subvencione të padisponueshme më parë, si 42 miliardë dollarë për brezin e gjerë rural në SHBA.
Starlink mund të ketë vlerë mbi 1 trilion dollarë deri në fund të dekadës nëse rritja e tij vazhdon siç pritet. Kjo nuk përfshin vlerën e bizneseve të tjera të SpaceX si raketat.
Scan tv / Kristi Ceta