Statuja më e lartë në botë, drejt përfundimit

Statuja më e lartë në botë ka marrë formë dhe është drejt përfundimit.

Kjo statujë paraqet figurën e udhëheqësit të pavarësisë indiane, Sardar Vallabhbhai Patel, e cila do të jetë e gjatë 597 këmbë ose e thënë ndryshe 182 metra.

Kur të përfundojë komplet kjo statujë do të jetë sa dyfishi i lartësisë së Statujës së Lirisë dhe 100 metra më e lartë se statuja që mban rekordin tani, një statujë budizmi në Kinë.

Projekti i ndërtimit të saj ka kushtuar 226 milionë dollarë, përfshirë edhe pagat e 3000 punëtorëve në 5 vite punë për krijimin e saj.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/statuja-me-e-larte-ne-bote-drejt-perfundimit-570648/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHKARKO APP