Studiuesit japin alarmin: Përdorimi i kufjeve i rrezikshëm
Të dëgjuarit me kufjet e celularëve apo ipodeve janë kthyer në një ritual pothuajse për ccdo njeri. Shpesh shohim persona me kufje të përmasave dhe formave të ndryshme duke dëgjuar muzikë apo për të dëgjuar folësin në anën tjetër të celularit.
Sipas studimeve rezulton se personat që përdorin kufje, në vesh kanë 40% më shumë baktere sesa njerëzit që nuk i përdorin.
Otorinolaringologët konsiderojnë se çdo tingull që nuk është natyral dhe që nuk vjen nga një mjedisi i jashtëm, mund të dëmtojë seriozisht jo vetëm dëgjimin tuaj, por gjithashtu të shkaktojnë dhimbje koke të rënda, si migrena ose dhimbje të ngjashme periodike në kokë.
Përveç kësaj, kufjet që përdoren çdo ditë janë mënyra më e lehtë për të ruajtur mijëra mikrobe, për shkak të kushteve të këqija higjienike në të cilat ato zakonisht ruhen, duke gjetur rrugë drejt mukozës suaj, dhe shpesh edhe në tru, duke shkaktuar pasoja serioze dhe ndonjëherë fatale.
Otorinolaringologët paralajmërojnë po ashtu se dëgjimi me zë të lartë shkakton dëme të pariparueshme, dhe këshillojnë se nëse nuk mund të rrinipër një kohë të gjatë me kufje, ulni volumin e zërit.