Sulmi kibernetik, miliona njerëzve iu vodhën të dhënat personale
Të dhënat personale të rreth 106 milionë personave në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada u vodhën gjatë një sulmi kibernetik kundër shërbimeve financiare të kompanisë Capital One.
Capital One është një lëshues i madh i kartelave të kreditit në SHBA. Njoftimi i kompanisë erdhi pasi hakerja e dyshuar, Paige Thompson, u arrestua të hënën.
Sipas Capital One, të dhënat e vjedhura përfshijnë emra, adresa dhe numra telefoni të njerëzve që kanë aplikuar për karta krediti.
Por, hakerja nuk ka arritur të ketë qasje në numrat e llogarive të kartave të kreditit, tha kompania Capital One.
Sulmi u identifikua më 19 korrik. Seanca dëgjimore për hakeren e dyshuar u caktua për 1 gusht në qytetin Siatëll.