Tableti “iPad Air 2”, pajisja më e mirë dhe më e fuqishme që është shpikur ndonjëherë

Kompania “Apple” dizajnin e jashtëm për dy vite e ka mbajtur pak a shumë të ngjashëm në pajisjet e veta, por tani paksa gjërat kanë ndryshuar, kështu që pajisja më e hollë “Air” është një akt i shkathët dhe i mahnitshëm në termin e ingjinierisë kompjuterike. Pajisa e re “iPad” po ashtu tani vjen në opsionin me ngjyrë të artë, përderisa vjen po ashtu e pajisur me një kamerë më të mirë dhe me organe të brendshme më të fuqishme, përfshirë procesorin “A8X”, që porsa është shpikur te pajisjet për “iPhone” dhe “6 Plus”, që janë prezantuar në muajin shtator. Kompania “Apple” ka tërhequr vëmendjen me pajisjen e saj “Air” dhe ky investim e ka bërë tabletin më të mirë të shpikur ndonjëherë deri më tani.

Dizajni

Karakteristikat e pajisjes së re “iPad Air”, të kompanisë “Apple”, janë disa, e që më së shumti karakterizohen për profilin e tij të mahnitshëm. “Apple” po ashtu në krahasim me modelin paraprak vjen me më pak peshë. Pajisja e re “iPad Air” është pajisje e mirë, e përshtatshme për ta mbajtur në dorë, sikurse që ishte edhe paraardhësja e saj. Nëse i mbajmë që të dyja në dorë, atëherë e vërejmë dallimin rreth peshës. Dizajni këtë pajisje e bën unik, pajisje që shumë mirë i kryen detyrat e veta. Ekrani i madh gjen shumë mirë pamjen dhe këndin e tij. Dizajni i tij i jashtëm përfundon me ngjyrën e artë, që i shkon shumë mirë për shtati, e po ashtu edhe ngjyrat e tjera. Edhe ngjyra e hirtë apo prej argjendi duket fantastike. Kombinimi i dizajnit të hollë me ekranin do të thotë që pajisja “iPad Air 2” është pajisja më e bukur, por edhe pajisja më ergonomike.

Performancat

Pajisja e re “iPad Air” është unike midis linjës së prodhimeve të “Apple”, në ofrimin e procesorëve “A8X”, një version i përparuar në linjën e pajisjeve me ato që kompania i kishte prezantuar në muajin shtator. Procesori “A8X” përdor arkitekturën gjeneratës së dytë mobile të “Apple”, me performancë të përparuar të “CPU”, deri më 40 për qind më shumë shpejtësi për A7. Edhe pajisjet e kaluara “iPad” janë pajisje të shkëlqyeshme dhe shumë të përdorshme, madje vite pas prezantimit të tyre, por “iPad Air 2” do t’ju bëjë që kurrë të mos mendoni më për pajisjet e tjera. “iMovie” ofron një përvojë të madhe falë organeve të brendshme shumë të fuqishme të tabletit. Por, ajo që është më mahnitëse janë përvojat që do të lansohen, përfshirë versionin mobil të “Pixelmator”, që ishte demonstruar gjatë ngjarjes së lansimit të “iPad”. Bateria e “iPad Air 2” është në çift me gjeneratën e baterive të pajisjeve paraprake, që për 10 orë të përdorimit të përzier apo normal do të zgjatë, sidomos nëse nuk përdorni lidhje të shkarkimit të të dhënave.

Karakteristikat

Pajisja “iPad Air 2” i posedon disa karakteristika të reja që nuk ishin të pranishme në gjeneratat paraprake, e deri më tani më i përdorshmi është “Touch ID”. Kjo është mënyra e vërtetimit të gjurmëve të shenjave të gishtërinjve, të cilën kompania “Apple” ia kishte prezantuar botës përmes pajisjes “iPhone 5s” dhe tani në “iPad Air 2”, që shërben me detyrë të dyfishtë, si mënyrë e dytë për ta mbyllur pajisjen dhe këto gjurmë nevojiten për përdorimin e një të tretave të aplikacionit. Ajo që po ashtu vlen të theksohet për këtë pajisje se shumë shpejt, në mbarë botën, do të shndërrohet në pajisjen që përmes së cilës do të blihen shumë gjëra “online”. “Touch ID” me aplikacionin si “Postmates” mbështet pagesat. Një përmirësim tjetër është kamera prej 8MP, më shumë se sa 5MP, që ishin në gjeneratën e parë të “iPad Air”. Kamera kap imazhet në rezolucion 3264×2448, që është më mirë në krahasim me pajisjet “iPad Air” dhe të riun “Retina iMac”. Po ashtu, këtu është e pranishme edhe “iOS 8.1” dhe kjo do të thotë që mund të përcaktoheni për opsionet që të pranoni thirrje telefonike dhe porosi nga “iPhone” juaj në “iPad”, dhe, t’ju përgjigjeni atyre po ashtu.

Display

Si pjesë e ndryshimeve pozitive në dizajnin e tij, kompania “Apple” displejin e ka vendosur më afër xhamit për të krijuar një komponentë të vetme, që ka ndikuar edhe në përmirësimin e cilësisë së tabletit. Rezolucioni është i ngjashëm me pajisjen paraprake “iPad Air”, duke ofruar rezolucion 2048×1536, imazhet Retina “264ppi”, por kompania “Apple” ka përmirësuar prizën antireflektuese në mënyrë që t’ju mbrojë nga reflektimi verbërues.

Aksesorët

Pajisja “iPad Air 2” përfshin “Smart Case” dhe “Smart Cover”, sikurse edhe me gjeneratat paraprake. Që të dyja mbyllen në vend me elemente mbyllëse magnetike.

SHKARKO APP