Taxhikistan, inaugurohet diga më e madhe në botë

Taxhikistani inauguroi të premten digën më të lartë të botës në Rogun, të kërkuar nga autoritetet e këtij vendi të varfër të Azisë qendrore, pavarësisht problemeve ekonomike, ekologjike dhe gjeopolitike.

Një projekt i filluar në tetor 2016, me mbështetje të fortë nga presidenti Emomali Rakhmon, nuk ka përfunduar plotësisht, vetëm një nga gjashtë gjeneratorët u vu të premten në punë.

Projekti pritet të përfundojë për dhjetë vite dhe do të prodhojë 3 600 megavatë, ose ekuivalentin e tre reaktorëve bërthamorë të gjeneratës së re që shet grupi rus “Rosatom” në rajon.

Për Taxhikistanin, që vuan nga një deficit i vazhduar i energjisë elektrike dhe ka ndërprerje të shpeshta të korrentit në verë, diga e Rgounit është jetësore, sikurse e ka theksuar shpesh herë edhe vetë presidenti Rakhmon.

Projekti që i është besuar kompanisë italiane “Salini Impregilo” për 3,9 miliardë dollarë, ndodhet 100 kilometra në lindje të kryeqytetit Dushanbe dhe do të jetë 335 metra e lartë, më e lartë se sa diga kineze “Jinping I”, më e larta e këtij lloji në botë.

YouTube player

SHKARKO APP