Të gjesh telefonin me anë të Google

Në një moment apo në një tjetër, të gjithëve na ka humbur ose do të na humbë celulari, ndonjëherë në shtëpi, në makinë, apo në ndonjë vend të panjohur.

Tani në vend që ta kërkojmë kudo, ne mund të biem në gjurmët e celularit të humbur nëpërmjet ndihmës së Google.

Një opsion i ri i zbuluar të mërkurën më 15 prill, do t’ju japë mundësinë të kërkoni telefonin tuaj Android ose tabtletën duke përdorur motorin kërkimor Google nga kompjuteri juaj personal.

Por në mënyrë që ta bëni këtë gjë, duhet të jeni të lidhur në celular me të njëjtën llogari email-i që keni hapur dhe në kompjuterin tuaj personal.

 

SHKARKO APP