Të pakujdesshëm? Ja pajisjet dhe aplikacionet për të mos humbur asgjë
Teknologjia mund të na ndihmojë në jetën e përditshme: nga portofoli deri te bagazhet, kurrë më objekte të humbura. Madje ekziston edhe pajisja për të “kontrolluar” miqtë tanë katër putroshë.
Portofoli i sigurt
Për të shmangur gërthitjen e natyrshme “hajdut!”, ekziston Chipolo Card, një kartë ultra e hollë me Bluetooth, me madhësinë e një karte krediti, e cila ju mundëson për të gjetur gjërat tuaja në çdo kohë, duke shfaqur vendndodhjen në smartfonin tuaj. Operacioni është i thjeshtë: vetëm e fusni këtë kartë në portofolin ose dokumentet tuaja dhe e lidhni pajisjen me telefonin mobil, në sajë të Bluetooth 4.0 dhe nëpërmjet aplikacionit të dedikuar (në dispozicion për iOS dhe Android).
Në pak çaste do të shfaqet pozicioni i saktë i objektit, i vendosur në hartë. Përveç kësaj, duke e goditur lehtë kartën Chipolo, mund ta bëni telefonin tuaj të zgjuar të lëshojë një sinjal zanor për t’u gjetur menjëherë në rast humbjeje.
Të mos humbasësh më çelësat
TrackR është shumë i dobishëm për ndjekjen e çelësave, valixheve, kuletave dhe më shumë. Ai integron një tregues të distancës, që do të përdoret për të ditur se sa metra larg është objekti i humbur dhe është në gjendje të lëshojë sinjale audio për t’u kthyer në pozicionin e çelësave.
Përveç kësaj, nëse përdoruesi largohet nga objekti në të cilin pajisja është e lidhur, ai do të marrë një njoftim në smartphone. Filo, është një gjurmues GPS prodhuar në Itali dhe i madh sa një unazë. Mund të futet në çdo objekt. Për të gjetur një tufë çelësash ose një portofol, thjesht aktivizoni aplikacionin dhe gjeni objektin në sajë të sensorit GPS. Filo gjithashtu ka një buton që ju lejon të aktivizoni opsionin me zë në smartphone në rast se është vendosur në heshtje.
Këlyshin gjithmonë pranë vetes
Duke futur Tractive në lidhësen e qafës se kafshës suaj shtëpiake, ju mund të dini se ku ajo do të jetë në çdo kohë. GPS i integruar ndjek çdo lëvizje, dhe përmes aplikacionit mund të shihni rrugën e saj. Edhe Kippy është një GPS i papërshkueshëm nga uji dhe i pathyeshëm, i projektuar posaçërisht për tu aplikuar tek qentë apo macet. Gama e veprimit të saj është pothuajse e pakufizuar, kështu që ju mund të kontrolloni lëvizjet e “Fido” në çdo kohë dhe kudo.
Po smartphone juaj?
Po nëse humbisni celularin? Përveç sistemeve të prodhuesit, të tilla si Apple “Gjej iPhone tim” ka aplikacione të tilla si Ëhistle për ta gjetur (për Android) ose Finder Whistle pa pagesë (iOS): kjo e bën celularin të duket si një bilbil, pasi zilja nis të bjerë pa pushim derisa telefoni të gjendet. Me Clap për të gjetur në vend të “bilbilit” një duartrokitje duarsh është e mjaftueshme. Mos harroni të lini gjithmonë Bluetooth aktiv. Find my Device është aplikacioni i zhvilluar nga Google për të gjetur telefonin tuaj celular në rast të vjedhjes ose humbjes.
Asnjë bagazh i humbur
Mos e humbni valixhen tuaj, pasi Samsonite ka krijuar Travlr, aplikacioni që pas regjistrimit të shërbimit, ju mund të lidheni me një çip identifikimi vendosur brenda bagazheve, duke gjurmuar në çdo kohë vendndodhjen e saj. Përtej rrezes prej 70 metrash, aplikacioni dërgon alarmin dhe sinjalizon që valixhja po largohet. Piquadro ka lançuar Pulse, një koleksion të aksesorëve të zgjuar që në sajë të Connequ, lidhur me smartphone tona, punon si një alarm dhe aktivizon kumbuesin e telefonit, nëse ju harroni çantën tuaj, kur ju të largoheni nga treni, në qoftë se dikush merr bagazhet tona, kur ne jemi në aeroport, ose nëse na bien çelësat gjatë vrapimit. Pajisja është ngulitur në një etiketë të vogël prej lëkure dhe mund të lidhet me të dy unazat kryesore dhe valixhen.