Të rinjtë po braktisin facebook-un
Sipas një anketë të Piper Jaffray, adoleshentët po braktisin gjithnjë e më shumë Facebook dhe po përdorin rrjetin social të fotografisë, po në pronësi të Facebook, Instagram. Sipas studimit, vetëm 1/3 e të rinjve përdorin Facebook njëherë në muaj. Facebook është më pak popullor tek të rinjtë se edhe Twitter dhe Snapchat, siç e dëshmon edhe grafiku i paraqitur. Gjithsesi, fakti që Instagram po dominon mbi rivalët e tjerë është një lajm i mirë për Facebook.