Të varur nga interneti, 91% e adoleshentëve chatojnë çdo ditë
Pajisjet celuare janë më të preferuarat e adoleshentëve dhe jo vetëm. Një studim i Facebook Messenger ka zbuluar se cdo ditë njerëzit komunikojnë më shumë me njëri-tjetrin nëpërmjet aplikacionit.
Rreth 80% e të rriturve 19-65 vjec dhe 91% e adoleshentëve 13-18 vjec në të gjithë botën shkëmbejnë mesazhe cdo ditë.
Gjithashtu u zbulua se 71% e njerëzve kanë biseda sekrete nga takimet, darkat apo televizori.
Krijimi i këtyre aplikacioneve ka bërë që njerëzit të shkruajnë mesazhe, të cilat nuk janë të guximshëm t’i thonë në komunikimin e drejtpërdrejtë. Më 3 dhjetor do festohet 25-vjetori i mesazheve ku teknologjia është zhvilluar dhe priten akoma ndryshime.
/Ora News.tv/