“Tech Reja”, Forumi mbi revolucionin e teknologjisë dhe komunikimit
Me rastin e 15 vjetorit tëoperimit në tregun shqiptar, Vodafone Albania organizon “Tech Reja”, të parin forum mbi revolucionin e teknologjisë dhe komunikimit përmes saj.
Ky forum që do të zhvillohet nëdatat 24- 25 Tetor, do të mbledhë tek instalacioni “Reja”, figura tënjohura, ndërkombëtare e shqiptare të fushës së telekomunikacionit, teknologjisë dhe medias.
Gjatëdiskutimeve dhe refleksioneve mbi të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e teknologjisësëkomunikimit, si dhe ndikiminqë Vodafone Albania ka pasur në këtë drejtim,“Tech Reja” do të sjellë në vëmendje fakte e shifra shumë interesante mbi inovacionin dheteknologjinënë këto 15 vjet. Pjesë e “Tech Reja” vjen edhe një ekspozitë mbi evoluimin e telefonisë celulare nga telefoni bazik që mund të kryente vetëm telefonata, deri tek aparati inteligjent, si mjeti mëi domosdoshëm i jetës së përditshme.
Forumi u hap këtë pasdite me fjalën e Drejtorit tëPërgjithshëm të Vodafone Albania,Dietlof Mare, i cili prezantoi tek të pranishmit eksperiencën, rolin kyç që kompania ka luajtur në zhvillimin e industrisë së komunikimeve elektronike në vend si dhe vizionin për tëardhmen që Vodafone Albania sjell për klientët.
E ftuar speciale në ditën e parë të forumit ishte izraelitja Toot Shani, e njohur si mentore dhe sipërmarrëse që ka nxitur dhe përkrahur të rinjtë në Izrael për të ndjekur pasionet dhe realizuar ëndrrat e tyre.
Zhvillimi me hapa të shpejtë i teknologjisë ka rritur ndjeshëm fuqinë e komunikimit dhe të lajmit përmes mediave dixhitale.Për të folur rreth këtij revolucioni, bazuar dhe në eksperiencat e tyre personale, të ftuar në këtë forum ishin gazetarët Anila Basha dhe Blendi Salaj.
“Tech Reja” do të vijojë edhe nesër, me të tjera aktivitete e diskutime, që do të kenë nëfokus zhvillimin e rrjeteve sociale.Do të publikohet raporti i parë i realizuar enkas për “Tech Reja” nga PROTIK në bashkëpunim me Vodafone Albania.Më tej, “Tech Reja” do të presë fansat e teknologjisë në“Vodafone Fans Party” , për tëfestuar së bashku 15 vite teknologji dhe inovacion.
Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë si gjithmonë forca lëvizëse për zhvillimin e industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri.
“Tech Reja” është një tjetër shembull i angazhimit tëvazhdueshëmtëVodafone Albania përt’iu siguruar klientëvetë saj zërin e fundit të teknologjisë. Ky forum pritet të jetë pikënisja e një sërë aktivitetesh të ngjashme për ta kthyer “Tech Reja” në një traditë të përvitshme.
Për më shumë informacion kontaktoni media.al@vodafone.com