TechSamsung “rrëzon” nga froni Apple, bëhet kompania më popullore e celularëve

Apple nuk është më në krye të listës botërore te shitjes së telefonave. Raporti më i fundit i botuar nga Newzoo, bën të ditur se kompania e famshme amerikane ka zbritur në vendin e dytë duke i hapur krahun gjigandit koreano-jugor Samsung.

Sipas këtij raporti në muajin qershor të këtij viti ishin në qarkullim 3.6 miliardë telefon aktiv në përdorim në të gjithë botën.

Firma më popullore në botë për telefon ishte Samsung, me 893 milionë pajisje aktive dhe një pjesë të tregut prej 27%.

Apple ishte në vend të dytë, me një pjesë tregu prej 24%. Avantazhi i Samsung është kryesisht për shkak të përzgjedhjes së pajisjeve të lira të kompanisë, të cilat janë të përshtatshme në tregjet në zhvillim si India.

SHKARKO APP