Teknologjia po dëmton kujtesën
Në ditët e sotme, për të shmangur vendosjen e trurit në punë na vjen në ndihmë teknologjia. Mjafton një klikim në telefonin inteligjent dhe ky i fundit zgjidh për ne detyra praktike, që deri para disa vitesh i bënim me tru.
Numra telefoni, adresa, datëlindje? Përse duhet t’i mbajmë mend kur na ndihmojnë aparaturat dixhitale për t’i mbajtur mend për ne?
Njerëzit po heqin dorë me shpejtësi nga përpjekjet për të mbajtur mend vetë, duka ja transferuar këtë detyrë telefonave inteligjentë, tabletëve apo pajisjeve të tjera…dhe kjo jo pa kosto.
Sipas një hulumtimi të “Kaspersky Lab” 90 për qind e përdoruesve të pajisjeve teknologjike vuan nga amnezia dixhitale, mbi 70 për qind nuk mbajnë mend numrat e telefonave të personave më të afërt dhe 49 për qind, as të partnerit të tyre.
Por a po na bën kjo më “të trashë”? Për antropologen Genevieve Bell jo, përkundrazi. “Teknologjia na ndihmon të rritemi më të zgjuar, të bëjmë pyetjet e duhura”, thotë ajo.
Krejt të kundërtën mendon antropologu Andreë Keen, autor i “Interneti nuk është përgjigja”, sipas të cilit po humbet ‘ushtrimi i trurit’.
“Mendjet janë dembelosur. Truri është një muskul që po stërvitet gjithnjë e më pak dhe e gjitha kjo për faj të teknologjisë”, thotë ai.
Këto dy qëndrime kanë ngjallur debate ku secila palë mbron me fanatizëm qëndrimet e saj, sidomos në forumet teknologjike në internet. Por lajmi i mirë, sipas Marie Ëimber e Universitetit të Birmingamit, interneti dhe pajisjet teknologjike thjesht kanë ndryshuar mënyrën e ruajtjes së informacionit.
“Nuk na bën më të trashë, por më të zotë në mënyrën se ku dhe çfarë kërkojmë”, thotë ajo.