Teknologjia tashmë përbën 1/4 e tregut të aksioneve – Pesha më e madhe e saj në 17 vjet
Teknologjia, sektori më i mirë i këtij viti, nuk ka qenë kaq i fuqishëm në më shumë se 17 vjet. Sipas të dhënave të “Bespoke Investment Group” që bën analizën e tregut, ky sektor tashmë përbën 25.1 për qind të “S&P 500”- pesha e saj më e madhe që prej nëntorit të vitit 2000, pak muaj para shpërthimit të “flluskës” së internetit.
Teknologjia arriti kulmin me 35.7 për qind gjatë vitit të kaluar, duke lënë pas të gjithë sektorët e tjerë. Disa nga stoqet më të mira në këtë sektor gjatë vitit të kaluar përfshijnë “Nvidia” dhe “Micron”.
Këto shifra të larta mund të sjellin kujtime të pakëndshme të kohës së shpërthimit të “flluskës” së internetit, që bëri shumë kompani të falimentojnë, por Bespoke vuri në dukje se vlerësimet për sektorin janë shumë më të ulëta se ato të asaj kohe.
“Me çmimet aktuale, raporti i çmimeve ndaj fitimeve qëndron në vetëm 19.16,” shprehet Bespoke. “Në kulmin e tij në mars të vitit 2000, raporti çmim/fitim ishte 60.”
Bespoke gjithashtu vuri në dukje se rritja ka qenë graduale dhe shumë më e qëndrueshme se në fillim të viteve 2000.
SCAN