Telefonat e zgjuar po na vjedhin kohën, ja rezultatet tronditëse

Ka një shqetësim ne rritje ne mesin e shumë zotëruesve të smartfonëve për sasinë e kohës që shpenzohet me këto pajisje. Google thotë se rreth 70% e përdoruesve të Android që u pyeten për këtë temë, duan të gjejnë “një ekuilibër më të mirë” në përdorimin e teknologjisë.

Por kjo e vendos sektorin në fjalë në një pozicion të vështirë. Si mund t’i ai klientët e vet të shkëputen nga telefonat e tyre kur, shumë firma, modelin e biznesit e mbështesin pikërisht tek e kundërta? BBC thotë se Apple dhe Google kane krijuar këtë vit disa mjete dixjitale, të quajtura Screen Time dhe Digital Wellbeing, të cilat u krijojnë përdoruesve të iPhone-it dhe Android-it mundësinë të shohin sa kohë shpenzojnë në aplikacione të ndryshme dhe sa shpesh merren me telefonat.

Për pjesën më të madhe të atyre që e panë, rezultati ishte tronditës: Në ditën time të parë me gjurmuesin Digital Wellbeing të Android, rrëfen një përdorues, e kam hapur telefonin tim 200 herë dhe kam kaluar më shumë se tre orë me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha që po bëhen për ndergjëgjësim, ekspertet mendojnë se 2019-ta mund të jetë viti kur njerëzit do ta shohin më me kujdes kohën e shpenzuar me celularët e tyre, ama nuk ka shanse që t’i heqin fare nga dora!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?