Telefoni si ekran kinemaje, ja sa kushton
Xperia 1, smartphoni i kompanisë Sony, do të dalë në shitje në SHBA për 949 $ më 12 korrik. Ky lajm u dha nga vete kompania disa ditë më parë. Telefoni u prezantua së pari në shkurt me disa foto dhe gjëja e parë që spikati ishte ekrani super i gjatë me format 4K HDR OLED, për të cilin Sony pretendon se është i pari për një pajisje si smartphoni.
Kjo do të thotë se do të jetë në gjendje të luaje shumicën e filmave ne format 4k pa asnjë problem. Në Mbretërinë e Bashkuar, pritet që ky celular të fillojë shitjen më 30 maj, me një çmim prej £ 899. Ndërkohe qe Sony nis shitjen e Xperia1 kanë filluar përgatitjet e Xperia 2. Thuhet se telefoni i ri do të ketë një ekran të lakuar me madhësi prej 6.5 inç dhe konfirmohet që në pjesën e pasme do të ketë 3 kamera.