Telegram fiton 3 milionë përdorues të rinj brenda 24 orëve

Sistemi i mesazheve ‘Telegram’, i cili ka në fokus privacinë ka shtuar të paktën 3 milionë përdorues të rinj. Themeluesi dhe CEO i Telegram, Pavel Durov lajmëroi regjistrimin masiv në kanalin e tij, të martën, duke u mburrur rreth meritave të sistemit të tij të mesazheve.

“Shoh 3 milionë përdorues të rinj duke u regjistruar në Telegram, 24 orët e fundit. Bukur. Ne kemi privaci të vërtetë dhe hapësirë të palimituar  për të gjithë.”

Vrulli i regjistrimeve, e cila ishte rreth pesë herë më e lartë se norma, ka të ngjarë të jetë rezultat i ndërprerjes botërore që prek Facebook, Instagram dhe WhatsApp, të cilat janë në pronësi të Facebook.

Ndryshe nga Facebook që bazon të ardhurat e saj nga reklamat, Telegrami financohet nga donacionet e përdoruesve dhe përfshin veçori të tilla si mesazhet e koduara përdorues në përdorues.

SHKARKO APP