Telekom Albania sjell iPhone 7 & iPhone 7 Plus në Shqipëri

Telekom Albania bën me dije se iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus ofrohet tashmë në të gjitha dyqanet e kompanisë. Aparatet janë në dispozicion në të gjitha njësitë e shitjes dhe të dy smartphone-t shoqërohen me një vit garanci.

Telekom Albania sjell ekskluzivisht për abonentët e saj teknologjinë më të re, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus me rrjetin superior 4G+.

Gjenerata e re e iPhone përmirëson ndjeshëm aspektet më të rëndësishme të eksperiencës me iPhone. Aparatet vijnë tepër të hollë, më të mëdhenj, më të fuqishëm, por edhe më efikasë në konsumin e baterisë. iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus sjellin dy modele mahnitëse me ekrane Retina HD 4.7-inch dhe 5.5-inch në 32GB, 128GB dhe 256GB. Me një sipërfaqe të lëmuar metali dhe dizajn të rrjedhshëm ku alumini shkrihet në xham duke e bërë të rehatshëm për t’u mbajtur dhe të thjeshtë për t’u përdorur.

Gjithashtu, ngjyra e zezë mat i shtohet serisë së ngjyrave të tjera si e artë, argjendtë, rozë dhe e zezë me shkëlqim. Të dy modelet janë më të mirë në çdo drejtim dhe përfshijnë: Çip A10 me strukturë 64-bit; sistem kamerash të ri më të përparuar; jetëgjatësi baterie; kamera të re FaceTime HD 7-megapiksel që ndriçon buzëqeshjen tuaj me Retina Flash; altoparlantë të fuqishëm stereo; ekran më të shndritshëm dhe me ngjyra më të gjalla të iPhone; rezistent ndaj ujit dhe lagështirës.

iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus vijnë me sistemin operativ iOS10 më të përparuar në botë që ofron kërkim më inteligjent e zhvillime të mëdha në aplikacione: App Store, iCloud, Face Time, Messages dhe Touch ID.

Një ofertë ekskluzive nga Telekom Albania është ofrimi i smartphone-ve më të mirë me çmime me një ulje të ndjeshme për abonentët me kontratë. Telekom Albania ofron iPhone 7 duke filluar nga 99,500 lekë, ndërsa iPhone 7 Plus duke filluar nga 118,500 lekë. Gjithashtu, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus mund të përfitohen nga pajtimtarët e Telekom Albania edhe me këste me zero interes.

Si pjesë e Deutsche Telekom, gjigantit ndërkombëtar të telekomunikacionit, Telekom Albania është e angazhuar t’u ofrojë pajtimtarëve të saj pajisjet më novatore dhe cilësore në treg.

SHKARKO APP