Telekom Albania sjell iPhone SE

Telekom Albania sjell produktin e fundit nga Apple, iPhone SE në rrjetin superior 4G+. Të gjithë konsumatorët kanë mundësi ta gjejnë këtë model në çdo dyqan Telekom nga data 7 prill. Ata që duan ta kenë të parët mund ta porositin online nga sot, duke klikuar www.telekom.com.al/iphonese.

Klientët e rinj të planeve SMART do të mund ta përfitojnë iPhone SE me çmimet më të mira në treg, nëpërmjet skemës ekskluzive të përfitimeve që Telekom aplikon për smartphones me planet individuale me kontratë.

iPhone SE është një nga smartphonët 4-inch më të fuqishëm ndonjëherë. A9 është i njëjti çip i avancuar i përdorur në iPhone 6s. Kamera 12 megapixel fikson foto dhe video të pabesueshme 4K. Fotot e gjalla sjellin imazhet tuaja në jetë. Me një dizajn që të përket, iPhone SE është i projektuar për tu përshtatur në mënyrë të rehatshme në dorën tuaj.

Touch ID hap iPhone SE thjesht dhe sigurt. Veç të tjerave, gjurmët e gishtave janë fjalëkalimi i përsosur – nuk ka dy të ngjashëm dhe e keni gjithmonë me vete. iOS 9 është sistemi operativ më i përparuar për celularët dhe themeli i iPhone SE.

Për më shumë informacione të detajuara lidhur me përshkrimin teknik të këtij produkti dhe për ta porositur, mund të vizitoni faqen: www.apple.com/iphone

iPhone SE do të prezantohet në të gjitha vendet e Europës ku operon gjiganti i telekomunikacionit Deutsche Telekom. Telekom Albania është e angazhuar t’u ofrojë pajtimtarëve të saj pajisjet më inovatore dhe cilësore në treg. Për më shumë informacion mbi iPhone dhe ofertat, dhe për të kryer blerjen online ju mund të vizitoni www.telekom.com.al

SHKARKO APP