Telekom Electronic Beats prezantohet në Shqipëri

Telekom Electronic Beats vjen në Shqipëri duke sjellë tendencat më të fundit nga ‘urban lifestyle’ dhe muzikën më të mirë për rininë Shqiptare.

Telekom Electronic Beats është një projekt që zbulon dhe krijon tendenca të reja në botën e kulturës urbane në internet, në rrjete sociale, radio, televizion dhe festat më të frekuentuara në vend. Electronic Beats është një platformë ndërkombëtare e Telekom që lidhet me të rinjtë, muzikën, modën, teknologjinë dhe stilin dixhital të jetesës.

Telekom Electronic Beats sjell si risi një portofol të plotë mediesh. Faqja online (website) www.electronicbeats.com.al do të përditësojë audiencën shqiptare me artikuj nga muzika, teknologjia dhe moda si edhe me përmbajtje video dhe audio me intervista ekskluzive me DJ të njohur ndërkombëtarë, ndërthurje ekskluzive muzikore, live stream dhe video nga koncerte nga e gjithë bota.

Electronic Beats Radio show do të jetë në transmetim në 88.1FM çdo të Hënë, të Mërkurë dhe të Premte në 19:00 me muzikë të përzgjedhur. Dhe sigurisht të gjithë do të mund të vendosen direkt në kontakt me EB duke ndjekur www.facebook.com/electronicbeats.al dhe www.instagram.com/electronicbeats.al.

Por aktivitetet muzikore dhe jo vetëm janë zemra e Electronic Beats. Electronic Beats prodhon serinë e saj të festivaleve dhe aktiviteteve live në të gjithë Evropën, duke krijuar përjetime të paharrueshme muzikore. Çelja e platformës “Electronic Beats Albania” fillimisht u bë në dyqanin më inovativ në vend – @Telekom Community Store me performancën e Janex e DJ Abel.

Telekom Electronic Beats do të udhëtojë më pas në jug të vendit, në plazhe si Sarandë e Llaman dhe për t’u finalizuar me një festival surprizë. Më 30 korrik do të mbahet “Night Party” tek Mango, Sarandë me DJ portugez MASSIVDRUM. Ndërsa “Day Party” do të shoqërojë pushuesit e Llamanit më 13 gusht tek HOLA Club me tingujt e DJ gjerman Eddie Thoneick.

Telekom Electronic Beats do të jetë aktiv në prurjen e risive të jetesës urbane në Shqipëri edhe në vazhdim duke shërbyer edhe si një platformë për produktet dhe shërbimet inovative të Telekom Albania.

Electronic Beats Albania mund ta gjeni online duke ndjekur faqet:

www.electronicbeats.com.al

www.facebook.com/electronicbeats.al/

www.instagram.com/electronicbeats.al/

SHKARKO APP