Testet e emetimit të CO2 dhe tensionet tregtare, reagon BMW

BMW ka paralajmëruar se të ardhurat nga biznesi i saj i makinave do të pësojnë një rënie të fitimeve në krahasim me vitin e kaluar.

Prodhuesi gjerman i makinave tha të martën se testet e reja të rrepta të emetimit të dioksidit të karbonit, zëvendësimi i makinave të vjetra, si dhe tensionet e tregtisë globale janë edhe faktorët që do të ndikojnë performancën e kompanisë.

Kjo u fundit tha përmes një deklarate se lufta tregtare ka çuar në çrregullime të konsiderueshme të furnizimit në disa tregje europiane dhe shfaqjen e ‘konkurrentëve të papritur.’

Rregullat e reja më të ashpra kanë hyrë në fuqi këtë muaj, si një kundërreagim nga autoritetet për skandalin e Volsksëagen. Ky i fundit pranoi mashtrimin duke konfirmuar se disa makina janë të pajisura me një softuer që mund të manipulojë rezultatet e testeve të emetimit të dioksidit të karbonit.

Ndërkohë, autoritetet Europiane dhe ato amerikane kanë zgjeruar hetimet ndaj prodhuesit gjerman.

SHKARKO APP