Testohet “Droni” që kontrollohet me sy (VIDEO)
Studiuesit rus të mbrojtjes kanë prodhuar “Dronin” e ri që siç thonë ata mund të kontrollohet me lëvizjen e syve. Ende nuk është e qartë teknologjia që e përdorur. Por televizioni rus “RT” ka publikuar sot një video që tregon testimin e parë të kësaj pajisje për qëllime ushtarake.
Ajo do të përdoret për misionet ushtarake dhe vetëm pamjen e jashtme e ka të ngjashme me një Dron. Në gjuhën teknike quhet “Quadcopter”, për shkak të 4 minimotorëve që ka në trup.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/754666954722844/