Thashethemet në WhatsApp vrasin me gurë dhe shkopinj 5 njerëz!

Një turmë në shtetin e Maharashtrës të Indisë vrau pesë burra të dyshuar për rrëmbim fëmijësh.

Një nga viktimat thuhet se iu drejtua një fëmije lokal, i cili menjëherë u ankua për dhunë.

Sulmi vjen në mes të thashethemeve në WhatsApp rreth bandave të grabitjes së fëmijëve në të gjithë vendin.

Viktimat thuhet se ishin duke lypur në një fshat afër qytetit të Dhule. Kur njëri prej tyre u përpoq të fliste me një vajzë, njerëzit në zonën që ishin në tregjet e përjavshme të së dielës dyshuan menjëherë tek ai dhe shokët e tij se ishin rrëmbyes fëmijësh dhe filluan t’i sulmojnë me gurë dhe shkopinj.

“Pesë të huajt u vranë nga fshatarët me dyshimin për rrëmbimin e fëmijëve në fshatin Rainpada”, tha shefi i policisë së Dhule.

Policia nisi një hetim dhe tashmë ka arrestuar 20 persona – të gjithë nga 20 deri 30 vjeç – në lidhje me vrasjet masive të së dielës.

Policia gjithashtu i konfirmoi Hindustan Times se kishte zëra në fshat dhe zonat përreth tij “për rrëmbim fëmijësh”.

“Kjo është një zonë fisnore dhe çdo i huaj apo i jashtëm shihet me dyshim,” tha një oficer.

SHKARKO APP