Thellohet skandali i “Facebook”-ut: Janë prekur 87 mln përdorues
Skandali i vjedhjes dhe keqpërdorimit të të dhënave të përdoruesve të Facebookut nga konsulenti politik “Cambridge Analytica” thellohet edhe më shumë.
Rrjeti më i madh social në botë, Facebook njofton tashmë se, pas rishikimit të problemeve për të cilat u akuzua, nga shpërndarja jo e duhur e të dhënave mund të jenë prekur plot 87 milionë përdorues.
Shifra e publikuar më parë, e përmendur nga informatori Christopher Wylie ishte në afro 50 mln përdorues të rrjetit social.
Veç kësaj, rrjeti social ka vënë re se disa prej të dhënave të keqpërdorura kanë të bëjnë me persona jashtë Shteteve të Bashkuara. Të dhënat e fundit janë zbuluar në një blog personal të kreut të sektorit teknologjik, Mike Schroepfer.
Top Channel