Thirrje për ndryshimin klimatik – Investitorë me $34 trilionë kërkojnë veprime nga qeveritë
Investitorët që manaxhojnë mbi 34 trilionë dollarë aktive po kërkojnë veprime urgjente nga qeveritë për ndryshimin klimatik, duke i ushtruar presion liderëve të 20 ekonomive më të mëdha në botë, që mblidhen këtë fundjavë. Në një letër të drejtuar “qeverive të të gjithë botës”, grupet që përfaqësojnë 477 investitorë, theksuan urgjencën e veprimeve mbi ndryshimin klimatik, për të arritur objektivin e marrëveshjes së Parisit.
Thuajse 200 vende ranë dakord në Paris në vitin 2015, që të limitojnë rritjen e temperaturës mesatare botërore poshtë 2 gradë Celsius krahasuar me nivelet para-industrialë. Politikat aktuale pritet të rrisin temperaturat botërore me të paktën 3 gradë celsius deri në fund të shekullit. Letra vjen përpara samitit të G20 në Japoni. Qeverive i është bërë thirrje që të përmbushin objektivat e Parisit deri në 2020, të heqin subvencionet e përdorimit të lëndëve fosile dhe caktojnë një çmim të madh të karbonit deri në vitin 2020.
Një panel i shkencëtarëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka thënë se limiti i ngrohjes globale në 1.5 gradë celsius do të kushtojë të paktën 830 miliardë dollarë në vit, por kosto e mos veprimit mendohet se është shumë më e madhe.