Thuajini mirupafshim rojeve të plazhit, ja droni që do i zëvendësojë
Tashmë mund të themi se mund të jemi të sigurtë në plazh. Teknologjia po avancon dita ditës dhe të fikuarit pas saj kanë menduar dhe për sigurinë në plazh.
Droni do të zëvendësojë rojet e plazhit! Pajisjet fluturuese do të ngrihen nga plazhet dhe do t’u hedhin mjete shpëtimi personave që gjenden në rrezik mbytjeje në det.
Pas testimeve të para, përdorimi i dronëve në këtë fushë po përhapet me shpejtësi.
Në Itali, projektet e para do të prezantohen në nëntor në Sea Drone Tech Summit 2018, kongresi që i dedikohet përdorimit të dronëve dhe robotëve mbi dhe nën ujë.
Një version më i madh i dronit shpëtimtar do të jetë i pajisur me një gomone që fryhet, e cila do të përdoret në rast të mbytjes së mjeteve lundruese.