Tjetër goditje për Huawein, gjigandi kinez i smartphonve mbetet pa procesor
Duket se gjigandi i smartphonve Huawei është po kalon një krizë të fotë. Pas kufizimeve nga sistemi operativ android, Huawei mbetet dhe pa procesor. Kompania ARM i kërkoi stafit ligjor që të pezullojë të gjitha bashkëpunimet me kompaninë kineze që prodhon kryesisht smartfonë.
Ky vendim kundër Huawei erdhi për të respektuar rregullat e fundit tregtare të Shteteve të Bashkuara. Theksojmë se ARM krijon shumicën e procesorëve të të gjithë telefonave në planet.
Analistët e cilësojnë këtë vendim, një goditje shumë të rëndë për Huaëei. Megjithatë këto zhvillime nuk i frikësojnë klientët.
“Mendoj se SHBA shqetësohet nga përparimi i vendeve, kompanive dhe produkteve të shteteve të tjera dhe e kuptoj këtë. Por tregu duhet të menaxhohet dhe rregullohet vetë. Përdorimi i një mase kaq të fuqishme nga shtetet në dëm të këtyre kompanive, duke detyruar dhe vendosjen e sanksioneve, mendoj se është e padrejtë”, thotë Shen Qidi, një klient kinez.
Pavarësisht presionit dhe masave ndëshkuese të Shteteve të Bashkuara, Huaëei prezantoi modelin e fundit Honor 20 pro. Por zyrtarët e gjigandit kinez nuk përmendën këtë herë sistemin Android.
Raportimi është bërë nga BBC, dhe mesa duket ka cituar një dokumet të brendshëm nga kompania ARM, e cila prodhon thuajse gjithë procesorët për të gjithë smartphonët.