Toyota do të heqë nga përdorimi RAV4 Diesel në Evropë
Toyota SUV do të jetë edhe njëri ndër modelet që nuk mund të prodhohet më në versionin me motor dizel.
Prodhuesi japonez tetorin e kaluar paralajmëroi ndërprerjen e prodhimit të motorëve me dizel për tregun evropian.
Toyota tash pjesërisht përmbush premtimin e vitit të kaluar, duke shuar RAV4 me katër cilindra 2.0 turbo dizel.
Kjo do të thotë se blerësit potencialë në Evropë nuk mund të porositin RAV4 dizel, por do të mund të blejnë disa nga modelet tjera që kanë mbetur ende pa u shitur.
Pas vendimit të ri, Toyota do të ketë në opsion për dizel në Evropë edhe disa modele si Verso, Proace, Hilux dhe Land Cruiser.