Toyota do të ndalojë prodhimin e makinave, në Mbretërinë e Bashkuar, një ditë pas Brexit
Toyota, planifikon të ndalojë prodhimin në fabrikën e saj në Mbretërinë e Bashkuar, një ditë pas Brexit. Prodhuesi japonez i makinave ka deklaruar se puna në fabrikën e saj në Derbyshire do të ndalet të Premten, 1 Nëntor dhe do të rifillojë javën e ardhshme. Kryeministri Boris Johnson ka premtuar se Britania do të largohet nga Bashkimi Europian më 31 tetor me ose pa një marrëveshje me Brukselin. Sektori i prodhimit të makinave, eksportuesi më i madh i mallrave në Britani, ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të marrëveshjes së Brexit, duke paralajmëruar se prodhimi do ishte sektori që do të prekej më së shumti.
Toyota ndërtoi më shumë se 8% të 1.52 milion makinave në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar në vendin e saj Burnaston dhe filloi prodhimin e modelit të saj të ri Corolla, në fillim të këtij viti. Një zëdhënës i firmës është shprehur se: “Do të kemi një pauzë prodhimi në ditën e parë të Brexit, e cila është e Premtja 1 nëntorit dhe, mund të rifillojmë prodhimin, të hënën ose të martën. Ne nuk e dimë se si do të jetë situata aktuale.’’
Sidoqoftë, mbylljet në fillim të këtij viti synonin të shmangnin përçarjet gjatë periudhës kur Britania e Madhe supozohej të dilte nga BE, duke parë rënie të prodhimit të makinave. Një mori kompanish, si Jaguar Land Rover dhe BMW në fabrikën e tij Mini në Oksford, vendosën të ndalojnë linjat e tyre të prodhimit, duke përkuar kështu me largimin e planifikuar të Britanisë në fund të marsit, nga BE.
Kjo nënkupton se vetëm 70.971 automjete janë prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar në prill, duke zbritur shifrat në nivelin e 44.5% në krahasim me një vit më parë, sipas Shoqërisë së Prodhuesve dhe Tregtarëve Motor (SMMT).
/ SCAN