Trashëgimtari i Samsung lirohet nga burgu

Trashëgimtari i Samsung Lee Jae-yong është liruar nga burgu pasi një gjykatë e Koresë së Jugut pasi gjykata pezulloi mandatin e tij pesëvjecar.

Gjykata e lartë mbajti disa pjesë të dënimit, por u bazua në sjelljen e tij të mirë për ta liruar. Prokurorët mund ta kundërshtojnë vendimin në gjykatën më të lartë të vendit.

Në seancën e së hënës, gjykata përgjysmoi dënimin e Lee në dy vjet e gjysmë dhe pezulloi dënimin për akuza të tjera pasi pagoi lirimin me kusht, që do thotë se nuk do qëndrojë më në burg.

Ai u arrestua vitin e kaluar për korrupsion politik. Edhe zëvendëskryetari i Samsung Electrnik u dënua për disa vepra si marrja e ryshfetit. Skandali i tyre ndikoi menjëherë në kompaninë ku ranë ndjeshëm fitimet.

SHKARKO APP