Tre rregulla të thjeshta për të mos shkatërruar baterinë e celularit
Ekziston një listë me rregulla që ndihmojnë në rritjen e jetëgjatësisë për baterinë e telefonit tuaj celular. Mos besoni çdo gjë që thuhet, por ndiqni këto rregulla që bateria e celularit të mos ju prishet kurrë.
Mos e karikoni gjatë natës
Të gjithë ne bëjmë gabim duke e karikuar aparatin tonë celular gjatë natës. Kjo nuk është diçka që duhet bërë, pasi gjatë natës pasi telefoni është karikuar plotësisht ne harrojmë ta heqim nga priza. Kjo i shkakton dëme të mëdha baterisë dhe këto dëme bëhen shkak edhe për djegjen e saj.
Mos e karikoni në 0%
Bateritë e celularëve vazhdimisht duhet të bëjnë ciklin e karikimit të plotë dhe sidomos kur bien në 0%. Mos e lini kurrë baterinë e telefonit tuaj të bjerë në 0% pasi nëse kjo ndodh shpesh telefoni mund të mos ju ndizet më.
Mos e lini karikuesin në korent
Kështu mund të dëmtoni karikuesin dhe veten. Nëse është duke marrë korent karikuesi i telefonit mund të plasë nga ndonjë luhatje e tensionit apo nga mbingarkesa.