Truri sfida e re e Elon Musk
Elon Musk nis sfidën e tij të re. Pas paneleve diellore, makinave elektrike, raketave hapësinore dhe Hyperloop, miliarderi vizionar pas prodhimit të Tesla dhe SpaceX njofton se Neuralink është gati për të filluar operacionet e pritura të trurit.
Ai e bën këtë duke prezantuar një pajisje mikroskopike për të cilën kompania e tij ka punuar që nga viti 2017 dhe e cila tani për tani është testuar vetëm tek derrat, në laborator.
Ëndrra e Muskut është të fillojë testimin mbi njerëzit deri në fund të vitit të ardhshëm.
Neuralink propozon implantimin e elektroda të vogla në tru që mund të ngarkohen në një ditë dhe të shkarkojnë mendimet.
Qëllimi është të zhvillojë kompjutera për trurin fillimisht për të kuruar sëmundjet, dhe pastaj për të parandaluar që njerëzimi të sfidohet nga makinat inteligjente.
“Ne duam t’i lejojmë njerëzit të arrijnë një lloj simbioze me inteligjencën artificiale”, shpjegon Musk.