Twitter ndalon reklamimin e monedhave kriptografike

Twitter do të ndalojë reklamimin e monedhave kriptografike në platformën e saj duke ju bashkuar nismës së Facebook dhe Google kundër kësaj industrie.

Ndalimi do të hyjë në fuqi për ofertat fillestare të monedhave (ICO). Politika e re, implementimi i të cilës do të nisë pas 30 ditësh, do të ndalojë reklamimin e ICO-ve në Twitter.

Gjithashtu nuk do të lejohet reklamimi i shërbimeve dhe portofolëve të kompanive si dhe bursave që sjanë të listuara si kompani publike në tregje madhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pozicioni i Twitter është i qartë që prej një muaji kur tha se do të merrte masa për të parandaluar mashtrimet me monedhat kriptografike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Facebook ka nisur fushatën anti ICO që nga fillimi i vitit ndërsa Google paralajmëroi se që nga Qershor-i do të nisë bllokimi i reklamave për ICO-të, njofton PCW.

Rregullatorët kanë ngritur prej kohësh alarmin për rregullimin e monedhave kriptografike por grupi i G20-ës nuk gjeti konsensusin javën e kaluar.

Diskutimet rreth kriptomonedhave në Samitin e G20-ës ishin paralajmëruar më parë.

Në Dhjetor Ministri Francez i Financave kishte propozuar një diskutim të tillë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?