Twitter rrit masat, do verifikohet çdo postim

Kompania Twitter tha se do të identifikojë dhe vlerësojë postimet të cilat thyejnë rregullat, edhe nëse ato bëhen nga burime të rëndësishme, siç janë politikanët. Në këto raste, përdoruesit do të shohin një njoftim, ku informohen se ai postim shkel rregullat, dhe pastaj atyre u jepet mundësia të shohin çfarë është shkruar në atë postim.

Kjo masë sipas kompanisë bëhet për të arritur një ekuilibër mes shprehjes së lirë dhe llogaridhënies. Twitter të enjten tha se rregullat e reja do të vlejnë për politikanët dhe zyrtarët qeveritarë me më shumë se 100.000 ndjekës.

Për të përcaktuar nëse një “cicërimë” shkel rregullat por duhet të mbetet e dukshme, Twitter do të angazhojë “një ekip ndër-funksional” nga departamentet e tij ligjore, të sigurisë dhe të politikave publike për të përcaktuar “nëse postimet janë një çështje me interes për publikun”.

SHKARKO APP