U gjobit me 5 miliardë dollarë, kjo është shuma marramendëse që Facebook fitoi në vetëm 30 minuta
Rrjeti social “Facebook” është gjobitur tashmë me një gjobë që ka vlerën e prej 5 miliardë dollarë.
Ka qenë Komisioni Federal për Tregti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai që e ka vendosur këtë gjobë rekord ndaj “Facebook”.
Gjoba është vendosur për shkak të skandalit të Cambridge Analytica. Kujtojmë këtu se disa vite më parë të dhënat private të përdoruesve të “Facebook” u ekspozuan.
‘’Facebook’’ kishte kontraktuar kompaninë Cambridge Analytica, që është firmë politike, duke lejuar akses në të dhënat e 87 milionë përdoruesve. Deri më tani kjo është gjobën më e madhe e vënë ndonjëherë nga FTC ndaj një kompanie teknologjike.
Çudia që ka ndodhur është se vlera e aksioneve të Facebook u rrit me më shumë se 1 miliard dollarë në vetëm 30 minuta pas lajmit.
Vlera e aksioneve Facebook kapi vlerën e 84.1 miliard dollarë nga 83 që ishte. Zuckerberg është CEO, i cili zotëron 88.1% të aksioneve të Facebook.
Kjo mund të duket e kundërta, por logjika është e thjeshtë: Për shkak se Facebook priste një gjobë dhe planifikoi financat e saj vjetore rreth asaj pritjeje, investitorët reaguan pozitivisht për atë plan duke luajtur dhe gjoba nuk ishte më e madhe, shkruan scan.