Uber bën parashikimin: SHBA, me makina fluturuese brenda 10 vjetësh

Automjetet fluturuese do të fluturojnë përmes qiejve të Shteteve të Bashkuara brenda dekadës së ardhshme. Të paktën kështu ka parashikuar drejtuesi ekzekutiv i Uber, Dara Khosrowshahi.

“Do të ketë njerëz që fluturojnë rreth e qark Dallasit në Texas. Unë mendoj se do të ndodhë brenda 10 viteve të ardhshme”, tha ai gjatë një konference teknologjike në Mynih, që shënon daljen e tij të parë në publik në Europë që pasi mori drejtimin e kompanisë vitin e kaluar.

CEO i Uber bërë një parashikim edhe se si do të jetë situata poshtë në tokë. Sipas tij, qytetet që vuajnë nga trafiku do të mund të përfitojnë nga kompania e tij duke shtuar numrin e automjeteve elektrike. Megjithatë, taksitë plotësisht autonome mbeten ende 10 deri në 15 vite larg për shkak të mundit që duhet për të krijuar harta 3D dhe faktit që sensorët janë ende shumë të kushtueshëm.

Uber planifikon të zgjerohet këtë vit në më shumë qytete në Gjermani, por do ta bëjë këtë gjë me kujdes dhe në dialog me qeveritë, kompanitë dhe industrinë vendase të taksive, pasi sipas Khosrowshahit, ajo ka hyrë në treg në mënyrë shumë agresive, shkruan scan.tv.

“Tashmë do të kalojmë nga zgjerimi me çdo kusht në zgjerim të përgjegjshëm”, tha ai, teksa shoferët vendas të taksive po protestonin jashtë, duke fishkëllyer ndaj konkurrencës nga kompania amerikane.

SHKARKO APP