Uber vjen me Scuber – Në Australi do të vendosë në dispozicion një nëndetëse për të bërë xhiro

Uber është një prej platformave më të njohura dhe më të përfolura të momentit. Uber i ofron klientëve në shumë vende të botës mundësinë për të ndarë transportin, duke i`u shmangur transportit publik.

Kështu, shumëkush, nëpërmjet platformës Uber, që vjen në formën e një aplikacioni, mund të kërkojë të ndajë makinën me dikë tjetër i cili ka të njëjtin destinacion apo itinerar me të. Por, në Australi, Uber tashmë ka dalë me një shërbim të ri, që quhet Scuber, dhe që do të jetë nëndetësja e parë në botë që mund të ndahet mes klientëve, si të ishte një makinë.

Pasagjerët do të jenë në gjendje që të prenotojnë eksperiencën e tyre përmes aplikacionit të Uber dhe më pas të transportohen nga vendi ku ata ndodhen, drejt ishullit Heron, nëpërmjet një helikopteri, e nga ku më pas do të marrin më pas nëndetësen.

Sipas website të Scuber në Queensland të Australisë, kjo eksperiencë do të mund të prenotohet mes datave 27 Maj dhe 18 Qershor si dhe do të ketë një kosto prej rreth 2000 dollarësh amerikanë për dy persona.

SHKARKO APP