Udhëtimi në kohë është i mundur, thonë fizikanët

Meqë teori të ndryshme fantashkencore po vazhdojnë të bëhen realitet, prej robotëve humanoid e deri tek veturat vetë-vozitëse, ekziston edhe një koncept që ka mbetur përtej arritjes sonë: udhëtimi në kohë.

Por, udhëtimi nëpër kohë mund të mos jetë i pamundur, pas të gjithash, thuhet sipas një astrofizikani. Sipas rregullave të fizikës teorike, ekzistojnë disa kushte të cilat do të lejonin ndërtimin e disa vrimave depërtuese, të cilat do të mund t’i transportonin njerëzit prapa në epoka të ndryshme, transmeton Gazeta Express.

Përderisa shkencëtarët ende duhet t’i zbulojnë kushtet e nevojshme për të udhëtuar prapa në kohë, dhe ndërtimi i një sistemi të tillë për njerëzit sigurisht se nuk do të ishte i lehtë, “nuk ka asgjë që e ndalon atë” në ligjet e fizikës teorike, shpjegon astrofizikani Ethan Siegel nga Kolegji “Lews & Clack” në blogun e Forbes.

Udhëtimi prapa në kohë do të mbështetej në grimcat e njohura pozitive të energjisë që gjenden nëpër gjithë universin dhe ato negative, të cilat si teori ekzistojnë prej kohësh, por që ende nuk janë gjetur.

Vrima depërtuese do të ndërtohej në atë mënyrë që të lejojë një fund të mbetet pothuajse i palëvizshëm, ndërsa tjetri lëvizë pothuajse në shpejtësi të dritës.

Hyrje në një tunel të tillë do të mundte pastaj, pra, teorikisht, të lejonte një person të kthehet prapa në kohë.

Siegel imagjinon një skenar në të cilin destinacioni është 40 vite-dritë larg. Pas kalimit të një viti, fundi shpejtë-lëvizës i vrimës do të ishte 40 vjeç, përderisa vetëm një vit do të kalonte në anën tjetër.

“Nëse 40 vjet më parë dikush do të kishte krijuar një çift të tillë vrimash dhe do t’i kishte dërguar në këtë udhëtim, do të ishte e mundur që të hynim në njërën prej tyre sot, në vitin 2017, dhe të ktheheshim prapa në kohë përmes tjetrës… prapa në vitin 1978”, shkruan Siegel.

 

SHKARKO APP