Uji i filtruar nuk është i pijshëm në afatgjatë – Kjo shpikje mund ta ndryshojë këtë

Shkencëtarët në Universitetin e Teknologjisë Kaunas të Lituanisë kanë zbuluar një metodë të re për pastrimin e ujit të pijshëm si dhe për mbajtjen e tij të pastër për disa muaj.

Aktualisht pastrimi I ujit është i lehtë ajo që ende nuk është arritur është sigurimi i ujit të pijshëm i cili mbetet i pijshëm edhe për nesër e për ditët në vijim.

Ekipi lituanez kërkoi që të adresonte vetëm këtë, dhe testet e hershme sugjerojnë se metoda e tyre është kaq e efektshme, ajo vret mikrobet për më shumë se tre muaj.

Hulumtuesit, të cilët zgjodhën të mos ndajnë detajet e metodologjisë së tyre, shpjeguan rezultatet e tyre.

Ata vunë re se mikrobet nuk u rritën në ujë të pijshëm të depozituar në të hapur pas aplikimit të teknikës së pastrimit dhe zbuluan se uji i pastruar nuk kishte  shije apo ndonjë aromë ndryshme nga uji i pijshëm standard nga rubineti.

Jo vetëm që zgjidhja e tyre është veçanërisht e suksesshme, por gjithashtu operon duke përdorur një përqendrim shumë të ulët të përbërësve aktivë, në këtë rast argjendi. Argjendi është përdorur për të pastruar ujin që në Romën e lashtë.

Sidoqoftë, ka shqetësime të vazhdueshme rreth toksicitetit të tij të mundshëm kur konsumohet në përqendrime të larta, siç përshkruhet në një rishikim të literaturës 2014 të botuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në veçanti, argjendi është i njohur për rrezikshmërinë e mëlçinë.

Disa sisteme të brendshme të filtrimit të ujit përdorin argjend, por ekipi dëshiron që teknologjinë e tyre ta ofrojë në formë të lëngshme dhe tabletë, kështu që mund të përdoret në rrethana të vështira si operacionet ushtarake. Meqenëse këto metoda janë të dizajnuara për t’u përzier me ujë, përqendrimi i përbërësve aktivë është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Teknika tani është patentuar, me një prototip për përdorim industrial të gatshëm për zbatim. Megjithëse trajtimi është ende në fazat e hershme, hulumtuesit besojnë se metoda e tyre ka potencial për t’u bërë aq kosto-efektive sa që së shpejti mund të rritet dhe të përdoret në industrinë e ujit në shishe.

SHKARKO APP