Unifoma me GPS, gjurmon lëvizjet e nxënësve dhe i ndalon të flejnë gjumë në mësim
Shkollat në Kinë kanë krijuar uniforma me GPS për të lokalizuar vendndodhjen e nxënësve dhe për ti penguar që të largohen nga orët e mësimit.
Të ashtuquajturat “uniforma të mençura”, regjistrojnë kohën dhe datën kur një nxënës hyn në shkollë dhe një video të shkurtër ku prindërit mund ti shohin përmes një aplikacioni në celular.
Të paktën 11 shkolla në krahinën jugperëndimore të Guizhou kanë bërë pjesë të sistemit uniformat, të zhvilluara nga firma lokale e teknologjisë Guizhou Guanyu Technology.
GPS shkakton një alarm për të njoftuar mësuesit dhe prindërit kur nxënësi mungon në shkollë dhe një alarm automatik me zë që aktivizohet nëse nxënësi largohet nga shkolla pa leje.
Nëse nxënësit i zë gjumi në shkolla atëherë aktivizohet alarmi në mënyrë të menjëhershme. Gjithashtu prindërit janë në gjendje të shohin sa shpenzojnë fëmijët e tyre në shkollë dhe përdorin një aplikacion në telefon për të vendosur kufijtë e shpenzimeve, sipas faqes së internetit të firmës.
Sistemi i GPS gjithashtu tregon lëvizjet e nxënësve pasi të lejnë ambientet e shkollës.