USAID prezanton Brand Albania
USAID Albania dhe Creative Business Solutions (CBS) ju ftojnë të merrni pjesë në prezantimin e projektit Brand Albania.
Ky projekt ka si qëllim krijimin e një marke të unifikuar kombëtare për produktet bujqësore autentike shqiptare, promovimin dhe integrimin e tyre në nisma për turizmin.
Shtatë institucione publike dhe private do të bashkëpunojnë ngushtësisht për të zbatuar me sukses projektin Brand Albania, projekt që synon të promovojë produkte shqiptare të çertifikuara dhe të cilësisë së lartë, nëpërmjet një sërë evenimentesh dhe nismash marketingu.
Catherine Johnson, Përfaqësuese e Misionit të USAID në Shqipëri, Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Klosi, Minister i Turizmit dhe Mjedisit, Donatorë Ndërkombëtarë, përfaqësues të Shoqatave të Tregëtisë, Departamenteve për Markën Tregtare, Shoqatave të Bujqësisë dhe Turizmit do të mblidhen për t’i dhënë jetë projektit “Brand Albania” dhe për t’u njohur nga afër me synimet dhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit.
Ky event do të përfshijë edhe një Mini-Panair prezantues të produkteve autentike shqiptare.
Eventi zhvillohet të Mërkurën, datë 28 Shkurt 2018, në Hotel Plaza, Salla Jeronim De Rada, Kati 23. Ora 9:30-10.30