Ushtria amerikane prezanton kostumin special

Kontrata prej 6.9 milionë dollarësh që i është dhënë Qendrës për Hulumtim, Zhvillim dhe Inxhinieri nga ana e ushtrisë amerikane, prite të hulumtojë dhe zhvillojë deri në detajin më të vogël kostumin e quajtur ONYX. E gjitha pritet të përfundojë pas një studimi dyvjeçar.

Kostumi i quajtur ONYX ka bateri dhe shfrytëzon një sërë sensorësh, inteligjencën artificiale dhe teknologji tjera që ndihmojnë në lëvizjet sa më të natyrshme të ushtarëve.

Kostumi është prodhuar nga kompania Lockheed Martin, dhe fillimisht ishte dizajnuar për të ndihmuar personat me probleme gjatë lëvizjeve.

“Mbështet dhe rrit kapacitetin e këmbëve gjatë aktiviteteve fizike, në rast se ushtarët detyrohen të transportojnë gjësende të ndryshme me peshë të madhe”, kanë bërë të ditur në kompaninë Lockheed Martin.

“Kur forca njerëzore sfidohet, ONYX bën dallimin, duke zvogëluar kështu lodhjen e muskujve, dhe rrit qëndrueshmërinë e zvogëlon dëmtimet”, kanë thënë ndër tjera në kompaninë që ka prodhuar kostumin.

Për ushtrinë amerikane, përdorimi i kësaj teknologjie është i qartë: ushtarët tani do të futen në zona të luftës paksa më rëndë, por më pajisje që janë kyçe për jetën e ushtarit siç është kostumi i papërshkueshëm nga plumbat, syzet për shikim gjatë natës dhe radiolidhje me teknologji shumë të avancuar.

Të gjitha këto pajisje të vendosura në këtë kostum peshojnë nga 40 deri në 64 kilogramë, por është duke u punuar që ato të peshojnë vetëm 23 kilogramë.

“Kjo do të thotë se kur njerëzit shfaqen në një zonë lufte, ata janë të lodhur. Sfida më e madhe me të cilën ballafaqohemi, është se trupat e këmbësorisë vazhdojnë të bartin peshë shumë të madhe me vete”, ka deklaruar Paul Scharre nga Qendra për Siguri të Re amerikane, që ndihmoi në këtë projekt dhe një sërë studimesh tjera që kanë të bëjnë me këtë kostum.

Keith Maxwell nga Lockheed Martin, ka deklaruar se punonjësit e tij që kanë veshur këtë lloj kostumi kanë treguar se ishin më të qëndrueshëm. Ai gjithashtu ka pronar se çdo kostum pritet të kushtoj dhjetëra mijëra dollarë, ndërsa për ta demonstruar efektet ai ka veshur kostumin.

Pentagon looks to exoskeletons to build 'super-soldiers'

SHKARKO APP